Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi se ka urdhëruar pezullimin e aktiviteteve të AKU-së. Në një deklaratë për mediat Denaj tha se ky vendim vjen pas ankesave të rrituara nga subjektete tregtrae të lidhura me ushqimin.

“Në reagim të menjëhershëm të detyrave të ngarkuara dhe duke marrë në konsideratë një rritje të ankesave të subjekteve të tregtimit të lidhura me ushqimin dhe qasjen e trupës inspektuese të AKU-së, mungesës së pajustifkuar të planeve të tyre operacionale, përgatitjen për zbatimin e ligjit për inspektimit, adresimin e praktikave abuzive në përmbushje të detyrave inspektuese , rishikimin e mekanizmit të koordinimit ndërmjet strukturave rajonale e qëndrore për të unifikuara e zbatuar një praktikë në frymë të ligjit, si edhe garantimit të transparencës e standardeve ligjore, kam urdhëruar  pezullimin e ushtrimit të aktivitetet të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara”.

Denaj tha se pas pezullimit do të ngrihet një komision me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve do të jenë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, i cili do të vlerësojë inspektorët dhe aplikantët.

“Ky urdhër ka bazë ngritjen e një komisioni të posaçëm me 5 anëtarë”.

Sipas ministres, ky komision do të sjellë një frymë të re, një qasje dhe mbi të gjitha një etikë të re.

“Puna individuale e secilit person do të testohet dhe komisioni do të kryejë një analizë të masave që do të merren për aktivitetet”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *