Revista Amerikane “The Atlantic” sfidoi këtë të mërkurë administratën e republikanit Donald Trump pasi këta të fundit pretenduan se në grupin e bisedës në Signal, ku padashje ishte future edhe Kryeredaktori I kësaj reviste, nuk kishte pasur rrjedhje të informacionit të klasifikuar.

Përballë këtij fakti, Revista zgjodhi që të publikonte mesazhe të tjera ku dëshmohen se Pete Hegseth, Sekretari Amerikan I Mbrojtes ka shkruar mesazhe në këtë grup ku tregoheshin armët që po përdoreshin në Jemen për të eleminuar rebelët Houthi. Hegseth shkroi në Grup 31 minuta përpara nisjes së këtyre sulmeve ku jepte detaje mbi objektivin e tyre kryesor dhe gjithashtu mbi mënyrën sesi do të realizoheshin këto sulme. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes kishte mohuar një ditë më parë në mënyrë kategorike se në grupin e Signal ai apo anëtar të tjerë të Administratës Trump kishin ndarë informacione të Klasifikuara.

Pas mesazhit të Hegseth, Këshilltari I Sigurisë Kombëtare Mike Waltz i cili ishte personi që futi gabimisht kryeredaktorin e The Atlantic në këtë grup, shkroi duke dhënë informacione në kohë reale mbi sulmet që Trupat Amerian po kryenin ndaj rebelëve Houthi.

Kryeredaktori i “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg u shpreh këtë të mërkurë se ai zgjodhi të publikonte mesazhet e plota pas akuzave që u bënë ndaj tij nga Ekipi I Trump që e quajtën atë një gënjeshtar.

Goldberd tha se me publikimin e këtyre mesazheve ai dhe revista që ai zotëron do t’ia lënë në dorë publikut të gjykojë mbi masat që Administrata e Donald Trump po merr për të siguruar ruajtjen e informacioeneve të klasifikuara.

Pas publikimit të mesazheve të reja, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt reagoi nëpërmjet një mesazhi në X duke shkruar se ky është një tjetër mashtrim i “The Atlantic” dhe se në atë grup nuk janë diskutuar plane lufte.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *