TIRANË- Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka, u shpreh se Shqipëria po punon në mënyrë proaktive për përmbushjen e kushteve që do të mundësojnë afrimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Ajo theksoi se shumë punë mbetet për t’u bërë deri në vitin 2027 dhe deri në fund të dekadës, kur Shqipëria aspiron të përmbushë të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ajo sqaroi se procesi i integrimit është kompleks, por jo i komplikuar, duke theksuar se në këtë rrugë Shqipëria ka punuar njëkohësisht në shumë fronte dhe institucione.

Aktualisht, vendi ka përmbushur 24 kushte ndërmjetëse dhe ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave. Dhuka nënvizoi se 157 institucione, në nivele të ndryshme, janë të përfshira në përmbushjen e këtyre kushteve.

Ky proces tha ajo tregon përkushtimin e Shqipërisë për të avancuar me reforma dhe për të përgatitur vendin për të hyrë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

“Shumë punë është përpara për tu bërë deri në vitin 2027, dhe pas këtij viti deri në fund të dekadës ku apsirojmë që të kemi përmbushur kriteret për të qenë pjesë anëtare e BE. Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian në shkurt të këtij. Jemi të gatshëm të plotësojmë çdo kërkesë.

Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve, një nga një të 33 kapitujve, ne kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve. Kemi punuar për plotësimin e kushteve për mbylljen e negociatave, pra për çeljen, për kushte e ndërmjetme, dhe për kushte e mbylljes.

Shqipëria është proaktive, vepron paraprakisht për përgatitjet teknike dhe kjo është arsyeja pse lëvron në kohë  të gjitha rezultate e reformave, sepse punohet në shumë fronte dhe institucione njëkohësisht. Punë është komplekse, jo e komplikuar.

Janë 157 institucione, dynivelshe Shqipëri-BE. Shqipëria i ka përmbushur 24 kushte të ndërmjetme. Kemi marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave, pasi ka përmbushur 24 kushtet e ndërmjetme”, tha ajo./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *