TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa u njoh me punët konkrete që po bën ekipi negociator për procesin e integrimit, u shpreh se sfida e sfidave në këtë drejtim mbetet siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit.
Ai kërkoi se grupet e inspektimit duhet të vijojnë punën dhe të garantojnë një kontroll cilëso dhe të pandikuar nga ndërhyrjet partiake.
Ai u bëri thirrje të rinjve të angazhohen në këtë fushë dhe të japin kontributin e tyre.
Sfida e sfidave është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit në tërësi. Prandaj, reforma e inspektimit duhet të vazhdojë dhe është kyç drejtimi politik i saj nga të gjithë ministrat, në kuptimin e mbrojtjes së reformës nga ndërhyrjet partiake dhe nga qokat politike.
Ajo që ka nisur me AKU-në duhet të shtrihet edhe te të gjitha inspektoriatet e tjera, për të garantuar burime njerëzore potencialisht cilësore.
Të reja dhe të rinj që janë të gatshëm për t’u vënë në shërbim të këtyre sfidave dhe të përfitojnë nga trajnimet dhe edukimet në vazhdim në mënyrë që niveli i inspektimit të rritet ndjeshëm për të garantuar reformat që janë duke u bërë”, tha ai.
Komente