Në “Top Talk”, ishte e ftuar Deputetja Rudina Hajdari ku u pyet drejtpërsëdrejti nga drejtuesi i emisionit, Denis Dyrnjaja në lidhje me nënën e saj gjyqtare.
“Çfarë qëndrimi do të mbani nëse mamaja juaj largohet nga vendi i punës nga procesi i VETTING-ut, a ka një moral politik për ju?”, ishte pyetja e gazetarit adresuar në drejtim të deputetes.
Hajdari u përgjigj që ajo është e distancuar nga jeta e nënës së saj, duke shtuar se ata kanë jetë të ndryshme.
“Morali politik qëndron vetëm në këtë prizëm që unë të mos ndërhyjë në këtë gjë. Patjetër se çfarëdo që ka bërë ime më i përket profesionalizimit të saj, jetës së saj dhe kjo është një gjë që duhet parë nga procesi i VETING-ut dhe hallakat e tjera që do të bëhen në reformën në drejtësi. Për sa i përket rolit tim, besoj se unë do ta dëshmoj atë me hapat që kam marrë, faktet që kam bërë, me jetën time qoftë atë të mëparshme. Ne kemi dy jetë të ndryshme (i referohet nënës së saj) dhe kjo nuk duhet të përdoret ky fakt mbi këtë faktin tjetër. Kështu që mendoj që këto duhet t’ia lejmë pak atyre njerëzve që kanë qejf të merren me thashetheme”, u shpreh Rudina Hajdari.
VERITAS.COM.AL/