Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë për të rregulluar dialogun me Pekinin.

“Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë kinezë dhe do të diskutojë rëndësinë e mbajtjes së kanaleve të komunikimit të hapura për menaxhimin e përgjegjshëm të marrëdhënieve kino-amerikane,” tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

“Kam folur me telefon sonte me Këshilltarin Shtetëror dhe Ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, Qin Gang. Ne diskutuam përpjekjet e vazhdueshme për të mbajtur kanalet e komunikimit të hapura, si dhe çështjet dypalëshe dhe globale”, shkroi Blinken në Twitter.

Sekretari amerikan iu referua rëndësisë së mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Pekinit për të shmangur konfliktet. Ai preku një sërë çështjesh dypalëshe dhe globale, tha në një deklaratë të zëdhënësi I Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

“Blinken gjithashtu e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përfitojnë nga angazhimet e tyre diplomatike për të ngritur çështje shqetësuese si dhe për të theksuar fushat e mundshme të bashkëpunimit,” shtoi Miller.