
Zyrtari i lartë amerikan James Rubin ka nisur dëshminë e tij në Hagë, ku edhe po mbahet procesi për ish-krerët e UÇK-së.
Përgjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ka folur për angazhimin e tij në pjesën e Ballkanit përgjatë të 90’ave.
Rubin thotë se në vitin 1991-1992 ai dhe Madeline Albright kishin mendime të ngjashme, për të depërshkallëzuar tensionet në Ballkan, rrjedhimisht edhe në Kosovë.
“Ne nuk i njihnim mirë shqiptarët e Kosovës. Njihnim disa prej tyre Nuk kishim takuar asnjë udhëheqës të UCK. Pjesëtarë të tjerë, kishin takuar ne jo. Ishte diçka shumë e vogël në mendjen tonë. Kur dëgjuam se udhëheqësi i delegacionit ishte nga UCK, por përpiqej të arrinte paqen në Rambuje për të ndaluar luftën. Përkundër zotit Rugova që luftonte për paqen në mënyrë paqësore, Thaci ishte identifikuar me UCK”, tha ai.
Pyetje: Si keni ndërvepruar me zotin Thaçi për zhvillimin në Rambuje.
“Ai më njohu menjëherë dhe kjo më kujtohet. Unë nuk e njihja, askush nuk e njihte në qeverinë e SHBA. Ne donim të dinim më shumë dhe donim të ishim në favor të marrëveshjes së paqes. Gjatë 2 javëve u përpoqa të rri me të, të kaloj kohë me të. Përpiqesha ta njihja atë. Në nivel diplomatik kishim përkthyes.
Komente