-Protesta ishte si ajo kundër Causheskut, por nuk kishte plumba- thanë protestuesit.

Protesta më e madhe qytetare e rumunëve që nga rënia e diktatorit komunist Çaushesku, që ka filluar para gjashtë ditësh, mblodhi në rrugët e Bukureshtit qindra mijëra qytetarë. Të dielën në mbrëmje protestuesit arritën të detyrojnë qeverinë që të shfuqizojë me ngut dekretin që do të thjeshtësonte penalitetet për korrupsionin e zyrtarëve.

Ligji, i kundërshtuar edhe nga Kisha Ortodokse Rumune, do të kishte ulur shumë kapacitetet dhe përpjekjet e vendit kundër korrupsionit, që ka nisur të përparojë në krijimin e një kulture korrupsioni dhe mos-ndëshkimi.

Qeveria u tërhoq nga vendimi i saj për ligjin të Dielën në mbrëmje pas gjashtë ditë protestash popullore në rrugë, por ka planifikuar q ëtë prezantojë në Parlament një ligj tjetër me një version të ri, që do të debatohet në Parlament dhe ndoshta do të kalojë.

Protesta shumë të mëdha u zhvilluan jo vetëm në kryeqytet, por në qytetet kryesore të Rumanisë si Timishoara, Craiova, Ploiesti madje edhe në kryeqytetin e Moldavisë, Chisinau. Në sheshet kryesore, mes protestuesve shfaqej edhe flamuri Amerikan. “Ishte njësoj si protestat kundër Causheskut- thanë protestuesit- veçse këtu munguan plumbat”.

Gjatë natës së protestës javën e kaluar një urdhëresë e lëshuar nga shoqëria civile që “le t’i mbyllim sytë” para abuzimit zyrtar, u pagua diku te 48.500 dollarë, por nuk funksionoi.

Por qytetarët, pas kësaj që ndodhi, dhe duke mos pasur besim më te qeveria, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Kryeministri Sorin Grindeanu, i cili është  një Social Demokrat, tha se drafti i ligjit të ri do të respektojë rregullat e gjykatës, direktivat e Europës dhe kodin penal të Rumanisë.

Cornel Sain, një mësues i gjimnastikës në shkollën e Bukureshtit, i cili mbante flamurin amerikan dhe flamurin kombëtar të Rumanisë, tha se qeveria e re ka ardhur në pushtet vetëm para një muaji, por duhet të japë dorëheqjen edhe sikur të lëshojë një dekret emergjence, ose edhe sikur të anulojë ligjin që bëri.

“Është shumë vonë” , tha ai, për të pritur ligjin e ri. “Besimi te këta është zero”.

/Veritas.com.al/