(Foto: Gjatë një inspektimi të OSBE-së në Gorlovka në rajonin Donetsk, Ukrainë, 15 dhjetor)/.

Nga Blaise Gauquelin /Korrespondente e Le Monde në Vienë/

Organizata me bazë në Vjenë, e ngarkuar posaçërisht për të vëzhguar armëpushimin në Ukrainë, ka qenë objektiv i një sulmi në shkallë të gjerë që i atribuohet Moskës.

Pas Hillary Clinton-it, është radha e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik që i atribuohet Rusisë. OSBE-ja, një mjet diplomatik i krijuar që nga Lufta e Ftohtë, e harruar disi, rikthehet,  që në 2014, në qendër të çështjeve të politikës ndërkombëtare në favor të konfliktit në Ukrainë. Organizata, me qendër në Vjenë, ka qenë objekt i një piraterie të sofistikuar në shkallë të gjerë, sipas informacioneve të marra nga ‘Le Monde’ dhe të konfirmuar nga OSBE-ja më 27 dhjetor.

“Duket se organizata e ka kuptuar këtë nga fundi i tetorit”, shpjegon zëdhënësja e saj, Natasha Rajakovic, e cila rezervohet të japë shumë detaje, sidomos për porositësit e ndërhyrjes. Në këtë sezon pushimi, OSBE-ja është gjysmë bosh dhe shumica e punonjësve janë kthyer në vendlindjet e tyre.

Ata dyshojnë se hakerat janë futur në adresat e tyre elektronike, në dosjet e tyre dhe fjalëkalimet. Informacione jashtëzakonisht të ndjeshme, që organizata prezumohet t’i mbrojë me xhelozi, sepse ajo vetëshpallet neutrale dhe në shërbim të dialogut midis lindjes dhe perëndimit të kontinentit evropian, në kontekstin e një tensioni në rritje midis Rusisë dhe evropianëve. Ajo është garantuesja dhe mbikëqyrësja e marrëveshjeve tepër të brishta të paqes në Ukrainë të nënshkruara në Minsk (Bjellorusi), në shkurt 2015,  nga François Hollande, Angela Merkel, Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko.

57 vendet anëtare informohen për incidentin

OSBE-ja nuk e di, zyrtarisht, se kush është prapa sulmit. Hakerët hynë në kompjuterat e saj duke përfituar nga dobësitë në software dhe në sistemin operativ të përdorur nga organizata. Të 57 shtetet anëtare të OSBE-së u informuan për këtë incident, pa e vendosur për ta bërë publik.

Kush mund ta ketë me OSBE-në? Sipas një shërbim të fshehtë perëndimor, kjo pirateri i atribuohet grupit të hakerave rusë APT28 (e njohur edhe nën emërtimet Pawn Storm, Sofacy ose Fancy Bear), i dyshuar tashmë si autor i sulmit të kryer në prill 2015 kundër kanalit televizioni TV5 Monde, dhe i njohur për lidhjet e tij me shërbime speciale ruse.

Burimi i Le Monde ia atribuon gjithashtu këtij grupi sulmin kibernetik kundër organit drejtues të Partisë Demokrate amerikane gjatë fushatës presidenciale. E-mailet e John Podesta, drejtori i fushatës së kandidates demokrate Hillari Klinton, më vonë u publikuan nga WikiLeaks. Në fillim të tetorit, administrata amerikane konfirmoi përfshirjen e hakerëve rusë në këtë sulm.

Në dhjetor, Presidenti Obama fajësoi direkt Kremlinin për këtë manovër destabilizuese. Edhe pse mohoi se ishte shkaktari i ankthit të sfidantes demokrate të Donald Trumpit, Vladimir Putin u gëzua, më 23 dhjetor, që piratazhi informatik zbuloi “të vërtetën” për Klintonin.

Shërbimet gjermane kanë frikë tashmë se Angela Merkel, në fushatë për rizgjedhje, mund të jetë objektiv i hakerëve rusë. Kancelarja gjermane, është pengesa e fundit e madhe për heqjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë që nga aneksimi i Krimesë. Por Gjermania kryeson OSBE-në deri në fund të vitit. Ndërhyrja në serverët e organizatës mundet pra të ketë për qëllim marrjen e informacioneve që mund të dëmtojnë diplomacinë gjermane.

Aktori i vetëm i pavarur

Hakerat mund të synojnë gjithashtu minimin e legjitimitetit të OSBE-së. Më 22 dhjetor, organizata paralajmëroi përsëri një “shtim të dhunës” në Ukrainë, ku janë intensifikuar luftimet mes Kievit dhe rebelëve separatistë pro-rusë në ditët e fundit. Armëpushimi është shkelur vazhdimisht dhe armët e rënda, të destinuara të hiqeshin nga të dyja anët, po përdorur përsëri gjerësisht.

OSBE-ja është i vetmi aktor i pavarur i aftë të dokumentojë abuzimet apo të kontrollojë nëse premtimet e bëra nga Kievi, pro-rusët apo Kremlini janë zbatuar. Sipas mendimit të kancelerive të shumta perëndimore, Moska i ka shtuar gjestet e vullnetit të keq ndaj vëzhguesve të organizatës.

Rusia, e cila ka njoftuar tashmë plane për të tërhequr nënshkrimin e saj nga traktati themelues i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, mund të përpiqet të bindë opinionin publik, duke orkestruar fluturimin e të dhënave të vjedhura të OSBE-së, pasi ky i fundit, i financuar kryesisht nga Perëndimi është armiqësor ndaj interesave ruse. E cila do të legjitimojë një tërheqje ruse nga organizata.

Rusia, e cila ka njoftuar tashmë vullnetin për të tërhequr nënshkrimin e saj nga traktati themelues i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, mund të përpiqet të bindë opinionin publik, duke orkestruar nxjerrjen e të dhënave që i janë vjedhur OSBE-së, pasi kjo e fundit, e financuar kryesisht nga Perëndimi, është armiqësore ndaj interesave ruse. Çka do të legjitimonte tërheqjen e Rusisë nga organizata.

Megjithatë, vëzhgues të shumtë besojnë se nuk do të jetë e lehtë për hakerat të demonstrojnë një anshmëri të mundshme të OSBE-së. Anëtarët e misionit të OSBE-së në Ukrainë gjithashtu kujdesen pafund të peshojnë çdo fjalë meqëllim që dokumentat e tyre të mos përdoren për të përligjur ndryshimin e humorit të Kremlinit. Një kujdes i kritikuar nga ana tjetër rregullisht nga disa vende anëtare, të shqetësuar se institucioni po vetëcensurohet dhe po paralizohet gradualisht për të shmangur më të keqen: politikën ruse të karrigeve bosh.

/Veritas.com.al/