Rusia është vendosur në gjendje alarmi, duke anuluar fluturimet herët këtë mëngjes në aeroportin e Kazanit, pjesë e republikës së Tatarstanit.
Mbyllja e aeroportit u bë për arsye sigurie, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, duke cituar agjencinë ruse të aviacionit civil Rosaviatsia.
“Për të garantuar sigurinë e avionëve civilë asnjë fluturim nuk ulet apo ngrihet në aeroport nga ora 7 e mëngjesit”, njoftoi Rosaviatsia, sipas TASS.
Përveç kësaj, autoritetet në Moskë janë të shqetësuara pasi dronët ukrainas hodhën në erë depot naftëmbajtëse në një objekt magazinimi të karburantit në rajonin e Rostovit