Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavror, ka shkarkuar akuzat si ‘llafe” të lëshuara nga këshilltari special i FBI kundër 13 rusëve mbi përzierjen në fushatën e zgjedhjeve.

Sergei Lavrov tha në një konferencë të Sigurisë në Gjermani se nuk do të komentonte më tej deri sa të shikojë ‘fakte’.

Akuzat, që u sollën nga Këshilltari Special, Robert Mueller janë parë si zhvillim madhor në vazhdimin e hetimeve ndaj zgjedhjeve të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump ka thënë se paditë e bëra tregojnë se në fushatën e tij ‘asgjë nuk ishte gabim”.

Minsitri i Jashtëm i Rusisë u pyet nga pjesëmarrësit në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Gjermani.

I pyetur rreth akuzave, ai tha se edhe zëvendës- presidenti  Mike Pence ka kërkuar hetime mbi çështjen.

“Kështu që, derisa të shikojmë fakte, gjithçka tjetër është vetëm llafe”.

Veritas.com.al/