Sapo ka mbyllur një konferencë për shtyp, deputeti nën akuzë Saimir Tahiri. Konferencën ka zgjedhur ta bëjë në një podium me siglën “Kuvendi i Shqipërisë”.
Siglën disa e deshifrojnë si ‘mburojë”, por disa të tjerë si ‘panik’. Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për media nga selia e Kuvendit, për të mbrojtur sërish veten.
Ish- ministri i akuzuar si pjesëmarrës në banda kriminale dhe i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë fjalë së tij ka lënë të nënkuptohet se ‘nuk ka zot që e gjykon’.
Pas pak ka thënë me gojën e tij se ‘do ta përballoj këtë sido që të jetë”. Domethënë se ka bërë gati torbën e plaçkave për në qeli.
Pastaj i dëshpëron të gjithë kur bën si të jetë zoti i drejtësisë një njeri që ka marrë rrugën për në burg dhe që ka bërë pjesë në ‘banda kriminale të strukturuara mirë’- siç është akuza e ardhur nga Italia dhe nga Shqipëria. Ai lavdëron ‘të drejtën e shenjtë’; duke harruar se ‘e drejta hyjnore’ nuk gjykohet në gjykatë.
Ja çfarë tha:
“Nuk është rastësi që paralelisht bëhet gjyqi juridik, vazhdon dhe ai politik….
Nëse ata që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur nga xhepat e qytetarëve, që nuk kanë kryer as familjarët, u them se do ta përballoj dhe këtë….
Me këtë politikë të pistë u them rrini pa merak se unë do ta përballoj këtë sido të jetë….
Nëse ka një dritare sado të vogël që të dalë e vërteta për njerëzit unë do të jem aty dhe jo me fjalë as me thashetheme por me prova. Për mua nuk ka rëndësi debati politik, por e drejta e shenjtë…
Për çmimin e së vërtetës unë jam i gati të paguaj me gjithçka kam dhe do ta gjej vetë pa ndihmë dhe mbështetje të cilido lloji….
Unë tani jam një qytetar pa asnjë lloj pushteti….
Unë sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias me datë 23 tetor që thotë se sa për shtetasin Saimir Bashkim Tahiri nuk rezulton të ketë pasur ndonjëherë ndonjë procedim penal….
Pra, Prokuroria e Katanias që ka hetuar 4 vjet grupin kriminal ku bëj pjesë unë nuk ka gjetur asgjë për të nisur procedimin penal ndaj meje që nuk është hetuar kurrë ndaj meje deri më sot. Si është e mundur që nga prokuroria jonë kërkon arrestimin tim?!”
Veritas.com.al/