Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, edhe pse gjithë kohës i përlotur dhe melankolik gjatë emisionit “Opinion” të TV Klan, ka shpërthyer në disa momente në thirrje patetike. Nesër- siç edhe pohoi- ai pret prangat dhe dërgimin në qeli bashkë “me ata që iu kam vënë prangat”- tha.
Pas kërkesës së Prokurorisë në Kuvend për heqjen e imunitetit dhe ‘arrestimin e Tahirit”, nesër mblidhet Komisioni i Mandateve i Kuvendit dhe pas tij edhe vetë seanca plenare që do të vendosë fatin drejt qelisë të ish- ministrit të Brendshëm.
Ai akuzohet për pjesëmarrje në banda kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike në vendet e BE si dhe për përfitime të mëdha nga bandat. Prokuroria ka ngritur edhe akuzën e favorizimit të bandave kriminale për shkak të detyrës së lartë shtetërore që mbante.
Gjatë emisionit ‘Opinion’ ish Ministri ka shfaqur disa kriza. Fillimisht u ndje melankolik ndaj ‘shokëve të partisë’, pastaj ‘ndaj atdheut’, pastaj ‘ndaj djalit dhe familjes’.
Më vonë ka shpërthyer në krizë duke thërritur me zë të lartë se ‘jam i ndershëm”, dhe se ‘po të siha i pandershëm nuk do të shkoja në burg. Ka bërë edhe një tiradë mbi sukseset dhe virtytet e tij morale e politike. Gati sa nuk tha: “Mjer kush nuk është si unë!”.
Kulmin e krizës e ka arritur në momentin kur la të nënkupthet se fajtore për arrestimin e tij është ‘Shqipëria që kemi’. “Kjo është Shqipëria, Fevzi!… Kjo është Shqipëria”, ka ulëritur disa herë duke iu drejtuar drejtuesit të emisionit. Pastaj e ka përsëritur disa herë këtë krizë…
Gazetarët i kanë kujtuar se kryeministri i qeverisë së tij, Rama, po reklamon një ‘Shqipëri të mirë, ose më të mirë”, por ai nuk ka pushuar duke fajësuar ‘këtë Shqipëri’ për burgosjen e tij.
Disa herë është thënë se në periudhën e jetës para se të bëhej politikan, zoti Tahiri ka pasur disa kriza të rënda. Madje nga opozita është përmednur si një djalosh problematik me tentativë vetvrasjeje dhe përdorues narkotikësh.
Veritas.com.al/