Orest Sota, tanimë i arrestuar pse në makinë mbante 860 mijë euro dhe patentat e ish ministrit Saimir Tahiri, ka deklaruar se ‘nuk e njoh as e kam takuar Saimir Tahirin’.

Por edhe Saimir Tahiri, pas gjithë kësaj furtune, nuk u bë një hërë i ndershëm e të thotë: ‘Po, e kam takuar Orestin”.

Jo vetëm foto, por edhe pamje të takimit mes Saimir Tahirit dhe biznesmenit 25-vjeçar Orest Sota.

Takimi mes tyre ka ndodhur në kohën kur ka filluar rikonstruksioni i Komisariatit numër 6 në Tiranë.

Si rastësisht, firma që kishte marrë përsipër për ta rikonstruktuar ishte regjistruar vetëm pak javë para se të shpallej tenderi nga ana e Ministrisë së Brendshme.

Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe Haki Çako, i cili shoqëronte Saimir Tahirin, në atë kohë ministër i Brendshëm.

Veritas.com.al/