![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2021/05/sali-berisha-e1596479446521-656x450.jpg)
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Lajmi bëhet i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili shkruan në një mesazh në “twitter” se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA.
“Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.
VERITAS.COM.AL