TIRANË- Prej pres 09:30 minuta, në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për dosjen “Partizani”.

Gjykata pritet të vendose nisjen e gjyqit për Sali Berishën e akuzuar për korrupsion, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe tre te pandehur të tjerë në këtë çështje.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se noterja Andia Pustina dhe përfaqësuesit e kompanisë së ndërtimit Homeplan po paraqesin argumentet e tyre mbrojtës para gjykatës mbi këtë çështje.

Në përfundim, është gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *