Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Ai është  marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e korrupsionit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Seanca gjyqësore për çështjen në fjalë është caktuar më 21 korrik 2025, ora 10:30.

Seanca e parë në themel në Gjykatën e Posaçme për dosjen Partizani, nuk u zhvillua pasi ish-kryeministri Sali Berisha i marrë i pandehur për korrupsion nuk ishte njoftuar sipas ligjit si dhe nje nga kompanitë e sekuestruara nga SPAK, nuk kishte përfaqësues ligjor në seancën e së hënës.

Berisha nuk ishte vetë i pranishëm por përfaqesohej nga avokatët e tij mbrojtës. Gjykata relatoi se punonjësit e policisë kanë dorezuar fletëthirrjen në banesën e Berishës për seancën e së hënës dhe ajo u firmos nga dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi. Por ky i fundit i tha gjykates se nuk kishte mundësi të vinte ne dijeni Berishën.

Edhe avokatët e tij mbrojtës pretenduan se nuk kishin patur komunikim se fundmi me Berishën dhe nuk kishin dijeni nëse ai ishte njoftuar apo jo për seancën.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *