Pas nje nate te gjate mbledhjeje ne seline e goditur rende nga militantet e Berishes, kryesia e PD ka marre vendimin me ‘te thikte’ per ndarjen nga e kaluara tragjike e Sali Berishes: Qe sot ne mengjes, Sali Berisa nuk ka me pune me Partine Demokratike- skllaven dhe anijene tij.
Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike. Të njëjtin fat kanë dhe disa nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të kësaj force politike që i dolën kundër Lulzim Bashës dhe strukturave të tjera të Partisë.
Pas 8 orësh mbledhje të jashtëzakonshme në selinë blu, nën drejtimin e Lulzim Bashës, Kryesia e PD ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një prej tyre lidhet me protestën e thirrur nga Sali Berisha në datë 8 Janar, ku u tentua marrja e selisë së PD por plani dështoi.
Mbledhja filloi pasditen djeshme dhe ka mbaruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me urdhër të kryetarit Lulzim Basha, të gjithë anëtarëve të Kryesisë u janë mbledhur celularët që të mos dilnin informacione në media dhe diskutimet kanë vijuar normalisht.
Kryesia e Partisë Demokratike, një nga strukturat më të larta të partisë, ka vendosur dhe përjashtimin nga kjo forcë politike të shtatë (7) anëtarëve të Grupit të Rithemelimit, i cili supozohej të merrte në dorë drejtimin e PD pas Kuvendit të 11 dhjetorit, të Sali Berishës.
Ish-kryeministri dhe lideri histrorik i PD është përjashtuar i pari. Më parë, ai është përjashtuar dhe nga çdo mundësi vendimmarrje në parti, përmes një mekanizmi që u fut në statut, që personate shpallur “non grata” të mops kishin asnjë rol në PD.
Më poshtë emrat e 7 anëtarëve që tashmë nuk janë më pjesë e PD, sipas Kryesisë:
- Bujar Nishani
- Flamur Noka
- Albana Vokshi
- Edmond Spaho
- Arben Ristani
- Klevis Balliu
- Keltis Kruja