Populisti Italian Matteo Salvini, favorit për të fituar zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ka thënë se Bashkimi Europian “mund të go f*ck itself”, gjatë një interviste.

Salvini, anëtar i Parlamentit Europian dhe lider i partisë Lega Nord, të Enjten ra dakord që t’i bashkohet manifestit me dy lider të tjerë të të djathtës, dhe ky koalicion tani është favorit për të qeverisur Italinë pas votës së 4 Marsit 2018.

Gjatë kësaj interviste të zjarrtë me televizionin Italian ‘Rete 4’ të kësaj jave, zoti Salvini riafirmoi kredencialet e tij si euroskeptik, duke ia përplasur: “Europe can go f*ck itself!”

“Europa na ka ndëshkuar ne për 15 vjetët e fundit dhe ne jemi më keq se 15 vjet më parë”, shtoi ai. “Masat Europiane janë gjëja e fundit që më interesojnë”.

Ai gjithashtu sulmoi Komisionerin e Punëve të Ekonomisë në BE, Pierre Moscovici, për ndërhyrje ënm procesin e zgjedhjeve në Itali.

Tiradën e tij kundër Brukselit e vazhdoi në Twitter, ku shkroi: “Skllevërit e Bashkimit Europian? Jo, faleminderit! Unë nuk mund të pres për Italinë, me qeverinë tonë, që të rifitoj sovranitetin për të mbrojtur interesat kombëtare në asnjë mënyrë”.

Veritas.com.al/