Pas fitores së koalicionit të qendrës së djathtë në zgjedhjet e të Dielës, Matteo Salvini shpejtoi të përjashtojë çfarëdo aleance me Lëvizjen anti- establishment ‘5 Yje’. Të hënën ai insistoi se Partia e tij është gati të qeverisë vendin.
Lega, gjithashtu ka arritur një fitore që shkaktoi grindje brenda koalicionit me partnerin Forza Italia, që do të thotë se Salvini—dhe jo Silvio Berlusconi—ka fituar të drejtën për të emëruar kandidatin e koalicionit për kryeministër; askush tjetër përveç vetë Salvinit.
“Koalicioni i qendrës së djathtë është ai që fitoi dhe ky mund të qeverisë”, tha 44 vjeçari Salvini ditën e Hënë, duke shtuar se “Lega fitoi brenda koalicionit dhe se do të jetë në krye të qendrës së djathtë”.
Lideri i Legës gjithashtu përjashtoi çdo “aleancë të çuditshme” me grupe të tjerë, duke nënkuptuar Lëvizjen ‘5 Yje’.
Lëvizja ‘5 Yjet’ ka marrë më shumë vota se çdo paerti tjetër më vete në votimet e të Dielës, por jo më shumë se koalicioni i qendrës së djathtë.
“5 Yjet kanë ndryshuar mendje shpesh herë dhe për shumë çështje, kshtu që për mua tanio është një ‘jo’ e madhe”- tha Salvini.
Lideri i Lega tha se “ekipi ynë tani është gati’, duke nënkuptuar kabinetin qeveritar.
Veritas.com.al/