(FOTO: Donald Trump dhe Matteo Salvini)/
Lideri i “Liga Nord” të Italisë, Matteo Salvini, tha se ai ka ndërmend që t’i mposhtë partitë e tjera duke krijuar lidhje të drejtpërdrejta me administratën e Trump-it.
Salvini, që udhëtoi deri në Shtetet e Bashkuara vetëm për t’i dhënë mbështetje presidentit Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore në prillin e kaluar, tha për Breitbart News, ditën e enjte, se partia e tij ndan shumë perspektiva të njëjta me administratën e presidentit të ri dhe mund të jetë një aleate mjaft e mirë në të ardhmen.
“Kemi diskutuar ballë për ballë me presidentin Trump lidhur me shumë çështje dhe po shpresojmë që të krijojmë lidhje partneriteti me administratën e tij,” tha Salvini për Breitbart.
Kjo ortakëri e privilegjuar do të ndërtohet mbi bazat e interesave të përbashkëta duke përfshirë këtu “punën, imigrimin, sigurinë kombëtare dhe rolin paraprak të organizatave ndërkombëtare, si NATO, BE dhe K.B.,” tha Salvini.
“Këto çështje do të vendosin të ardhmen tonë,” tha ai.
/Veritas.com.al/