Turqia “nuk do të jetë kurrë në Evropë”, ka premtuar Matteo Salvini, duke lëshuar planet për një BE e cila “njeh identitetin [kombëtar]dhe kulturën[kombëtare]” sesa një BE të modeluar rreth kërkesave të biznesit dhe financave.

Duke folur në një konferencë shtypi të hënën në Milano, zëvendëskryeministri italian, së bashku me udhëheqësit e partive patriotike rreth bllokut, njoftuan krijimin e Aleancës Evropiane të Popujve dhe të Kombeve (EAPN) përpara zgjedhjeve të majit të Parlamentit Evropian.

“Lajmi është se ne po e zgjerojmë familjen [euroskeptike], po punojmë për një ëndërr të re evropiane. Sot për shumë qytetarë dhe për shumë njerëz Evropa përfaqëson një makth dhe jo një ëndërr “, tha Salvini, duke folur së bashku me udhëheqësin e Alternativës për Gjermaninë (AfD) Joerg Meuthen.

Partia Popullore e Danimarkës dhe Partia Finns e Finlandës gjithashtu ishin të pranishëm në eventin Italian, të titulluar “Drejt një Evrope me sens të përbashkët, Popujt rimekemben”. Kuvendi Kombëtar i Francës (RN) dhe populistja Partia e Lirisë e Austrisë (FPO) konfirmuan se po planifikonin të ishin pjesë e grupimit të ri.

“Ne kemi për qëllim të fitojmë [zgjedhjet e Parlamentit të BE] dhe të ndryshojmë Evropën … Ne po punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Salvini në konferencë, duke shtuar se blloku 27-anëtarësh “ka kuptim nëse ai njeh identitetin dhe kulturën,sesa makthin në qoftë se do të shihnin vetëm drejt biznesit dhe financave “.

Ai gjithashtu kundershtoi theniet e politikanëve globalistë dhe mediave, qe emertojne partite patriotike në Europë, që duan të ruajnë kulturën e tyre, si ekstremistë të rrezikshëm, duke u thënë gazetarëve në këtë event: “Rreziqet nuk janë në të kaluarën, pasi as fashizmi as komunizmi nuk do të kthehen”.

“Ekstremizmi islamik është rreziku [tani]”, pohoi zëvendës kryeministri italian, përpara se të deklaronte se Turqia “nuk do të hyjë kurrë [në Evropë] nën drejtimin tonë. Kurrë. ”

“BE zgjodhi të ndjekë sanksione kundër Hungarisë dhe Polonisë ndersa i jepte miliarda [euro] Turqise. Rruga drejt pranimit nuk duhet të pezullohet, por në vend të kësaj të anulohet përfundimisht, “shtoi ai, duke theksuar se vendi me shumicë-muslimane” nuk ka të bëjë aspak me Evropën “.