Në Tiranë mbahet këtë të enjte samiti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian për Planin e Ri të Rritjes.
Kryeministri Rama ka dalë në oborrin e Pallatit të Kongreseve për të mirëpritur liderët dhe disa drejtues financiarë.
“Me logon Better Together, do të mbahet samiti mes Ballkanit Perëdnimor dhe BE, presim të marrin pjesë jo vetëm 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Kryeministri Rama do të dalë në tapetin e kuq që të presë liderët. Nuk do të jetë e përfaqësuar Kosova fizikisht, Kurti i ka dërguar Samitit një video-mesazh. Do të mungojë edhe Mali i Zi”, raportoi agzetarja e ABC News, Esiona Konomi.
Ora 09:43 Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi mbërrin në Samit
Talat Xhaferi ka mbërritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut u prit nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Ora 09:42 Mbërrin e para nga liderët, kryeministrja e Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo
Kryeministrja e Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo ishte e para nga liderët e Ballkanit Perëndimor që mbërriti në Samit.
Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama.
Ky plan i Bashkimit Evropian synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave dhe kryerjen e investimeve që çojnë përpara procesin e zgjerimit të BE me këto vende./