Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka tërhequr mbështetjen e tij ndaj komunikatës së përbashkët të lëshuar në fund të punimeve të samitit të G7, sipas Kanadasë ” e pandershme”.

Ai tha se vende te tjerë po imponojnë “tarifa masive” mbi Shtetet e Bashkuara.

Komunikata e përbashkët, duke mbrojtur një “sistem tregu të bazuar në rregulla” u arrit, pavarësisht nga tensionet mbi tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi importin e çelikut dhe aluminit.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau pohoi se pas të gjithash do të shkojë përpara me me tarifa hakmarrëse që nga 1 korriku.

Duke folur në një konferencë shtypi, ai e përshkroi si ” fyes” vendimin e zotit Trump që evokon shqetësimetr e sigurisë kombëtare për të justifikuar tarifat mbi çelikun dhe aluminin.

Veritas.com.al/