Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe ku po merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28.
Kreu i qeverisë ka ndarë pamje teksa pritet në Dubai nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Rama. po ashtu, ka pasur takim edhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) mori zyrtarisht kryesimin e COP28 nga Egjipti. Udhëheqësit botërorë do të takohen nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor për të diskutuar efektet e ndryshimeve klimatike, përpjekjet për të reduktuar emetimet e gazeve serrë dhe çështjen gjithnjë e më urgjente se kush do të paguajë për kostot e një planeti më të nxehtë. Në ngjarje priten mbi 180 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota.