Sipas Venecias, kjo nënkupton se kur data e zgjedhjeve është caktuar, aktorët politikë, duhet të kenë mundësinë të kenë besueshmërinë te ky vendim dhe çdo ndryshim i një vendimi të tillë duhet të kryhet me konsensus të gjerë dhe me një baze ligjore të duhur.
Në rastin e dekretit 11199, nuk kishte konsensus që mund të çonte në krijimin e një kompetence për shtyrjen e zgjedhjeve. » (prg.50:« … e drejta e Presidentit për të shtyrë ose anulluar zgjedhjet është e diskutueshme dhe nuk mund të kryhet pa një bazë ligjore specifike.
-Anulimi/shtyrja e zgjedhjeve janë parashikuar si mundësi në Kushtetutë neni 170, masat e jashtëzakonshme, por kjo nuk mund të përdoret nga Presidenti si baze ligjore. Megjithatë, Kushtetuta në mënyrë eksplicite, lidh mos mbajtjen e zgjedhjeve vetëm në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në Ado rast vendimi merret nga organet që kanë kompetencën ligjore taksative për shtyrjen e zgjedhjeve.
Veritas.com.al/