Shumë nga reagimet e menjëhershme nga Shtetet e Bashkuara mbi samitin e 16 korrikut në Helsinki mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidentit Rus Vladimir Putin, e kanë karakterizuar si “i turpshëm”, “tradhtar”, “budallëk”, “të qullët”, etj.
Vëzhguesit në Rusi mund të jenë duke pritur ndonjë kurorë për fitoren e presidentit të tyre në këtë samit.
Shumica kanë pritur që në këtë samit të avancohet progresi dhe të vendosën raporte normale që në marrëdhëniet ndërkombëtare të dilet nga ‘stela e qenit”, gjë që u praktikua sidomos pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.
Në një intervistë për televizionin Rus, RT, pak para fillimit të samitit, Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov përcaktoi një pikësynim për samitin: “Rezultati ideal do të ishte një marrëveshje për angazhimin e të gjitha kanaleve (të komunikimit) mbi të gjithë çështjet që na ndajnë po e vënë theksin në këtë temë.
“Unë pashë dy liderë sot që mund të pajtohen me njëri tjetrin”, tha Konstantin Kosachyov, kreu i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Këshillin Federativ për televizionin ‘Rossia-1’.
Veritas.com.al/