Nga sot Sanatoriumi nuk është më spitali COVID-2 por për koronavirusin tashmë spital i specializuar mbetet Infektivi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot tek Spitali Infektiv duke deklaruar se ai i rikthehet normalitetit.
Manastirliu falenderoi gjithë stafin që punoi gjatë kësaj kohe për të trajtuar 60 pacientët me COVID-19. Ndër të tjera ajo shtoi se do të rikthehen edhe ndërhyrjet e planifikuara në spitale
STATUSI NGA MINISTRES OGERTA MANASTIRLIU
Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili nga sot nuk do të jetë më spital COVID dhe të gjitha rastet e të prekurve nga COVID19 po trajtohen në spitalin infektiv. Plani i ri-hapjes parashikon edhe rikthimin e ndërhyrjeve të planifikuara në spitale, duke vendosur qytetarin në qendër, të të gjithë shërbimeve tona të kujdesit shëndetësor.
VERITAS.COM.AL/