(FOTO: Senatori Bernie Sanders)

Në një program të  CBS “Face The Nation,” të Dielën në mbrëmje, Senatori Bernie Sanders, ish kandidat i Demokratëve për President në Amerikë, tha se presidenti i zgjedhur Donald Trump i fitoi zgjedhjet sepse “Demokratët u fokusuan shumë me elitën liberale” dhe injoruan klasën punëtore. Sanders tha “Si ndodhi që ata i fituan zgjedhjet, ndërsa Demokratët i humbën? Mendoj këtë konkluzion, sepse u mblodhën para pa fund nga shtresat e pasura… por injoruan shkallën më të rëndësishme, klasën punëtore, klasën e mesme, dhe pjesën me të ardhura të ulëta në këtë vend”.

/Veritas.com.al/