Një tragjedi e rëndë ka ndodhur për aktoren e njohur Sandra Bullock pasi partneri i saj prej shumë vitesh, Bryan Randall, ka ndërruar jetë. Aktorja ka qenë pranë tij deri në momentin e fundit.

Motra e aktores Gezine Bullock-Prado ndau informacione të rralla për momentet e fundit të çiftit së bashku në një homazh të përzemërt në Instagram pas betejës trevjeçare të fotografit me sëmundjen ALS.

“Jam e bindur që Bree ka gjetur vendin më të mirë të peshkimit në parajsë dhe tashmë po e hedh karremin e tij në brigjet plot me salmon”, ka shkruar Genise nën një foto të Randall.

Ajo gjithashtu zbuloi se Sandra ishte pranë tij para vdekjes së tij të shtunën.

“ALS është një sëmundje e rëndë, por ka njëfarë ngushëllimi të dish se ai kishte kujdestarët më të mirë, motrën time të mrekullueshme dhe ekipin e infermierëve që ajo mblodhi, të cilët e ndihmuan të kujdesej për të në shtëpinë e tyre,” shtoi Genize.

 

Familja e Randall konfirmoi për Page Six të hënën se 57-vjeçari ndërroi jetë pas një beteje të fshehtë me sëmundjen, e cila sulmon qelizat nervore në palcën kurrizore dhe trurin.

“Me pikëllim të madh ndajmë që më 5 gusht, Brian Randall ndërroi jetë i qetë pas një beteje trevjeçare me ALS”, ka shkruar familja e tij në një deklaratë.

Aktorja 59-vjeçare u takua me Randall në janar 2015 kur ai fotografoi festën e ditëlindjes së djalit të saj Louis. Çifti filloi të takohej disa muaj më vonë dhe bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq më vonë atë vit./abcnews.al