Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë padi ndaj gazetarëve dhe se problematika kryesore në vend lidhet më shumë me lirinë e shpifjes sesa me atë të shprehjes.
Gjatë Konferencës së VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Rama theksoi angazhimin e qeverisë për të bërë hapa të mëtejshëm drejt përmirësimit të situatës në tërësi, duke u shprehur optimist për progresin në fushën e transparencës, digjitalizimit dhe prokurimeve publike, si dhe për zhvillimin e shërbimeve online që tashmë përbëjnë shumicën dërrmuese të shërbimeve shtetërore.
“Do ketë sanskione për ata të cilët nuk japin informacion. Do veprojmë njësoj si me deputetët që parkonin afër Parlamentit e Kryeministrisë, me sanksione. Nuk ka pasur asnjë padi për gazetarët. Apo të jetë goditur një gazetar nga padia e qeverisë. Gjithsesi ne do e bëjmë një hap tjetër, që shkon në situatën në tërësi. Unë mendoj se më shumë problem është liria e shpifjes se sa e shprehjes. Jemi shumë optimistë pasi duhet të bëjmë progres. Uroj që të jemi të suksesshëm në projektet e prokurimeve publike.
Komente