Koreja e Veriut i ka përshkruar sanksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara të imponuar ndaj këtij vendi si “akt lufte”.

Në një deklaratë të Ministrisë së jashtme thuhet se masat janë të barasvlershme me një bllokadë totale ekonomike.

Deklarata shton se forcimi i tmerrit mbi Korenë e Veriut është e vetmja rrugë për të penguar Shtetet e Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ndërmori sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut ditën e Premte, në përgjigje të provave të raketave balistike.

Rezoluta e përpiluar nga Shtetet e Bashkuara u mbështet në mënyrë unanime nga 15 shtetet anëtare të  Këshillit të Sigurimit, ku përfshihet edhe ndalimi i importit të naftës deri në 90%.

Koreja e Veriut është gjithashtu objekt i sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Veritas.com.al/