Kandidati i partisë FRD (Fryma e Re Demokratike) e Bamir Topit në Pukë është të tërhequr nga gara elektorale dhe ka deklaruar se i bashkohet grupimit zgjedhor të PS.

Astrit Kuçi, kandidat në Pukë, është tërhequr sot, vetëm pesë ditë larg ditës së votimit në 25 qershor dhe ka shpallur mbështetjen e tij për Partinë Socialistë (PS).

Kandidati Kuçi nuk është deklaruar akoma nëse kjo është ‘politikë e përgjithshme’ e FRD, apo iniciativë e tij personale. FRD e Topit është e njohur si aleate e fshehtë e Partisë Socialiste, edhe pse e deklaruar si ‘e djathtë’.

Veritas.com.al/