Edith Harxhi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD dhe e propozuar në Kongresin që sapo u hap, si anëtare edhe për katër vjetet që vijnë, njofton se ‘tërhiqet nga gara’.

Zonja Harxhi, ish- studente e Dhjetorit 1990, deklaroi:

“Të dashur miq, unë sot tërhiqem nga gara për Këshillin Kombëtar të PD, pasi si ish- studente e Dhjetorit, mbështes fuqimisht Dhjetorin e Dytë shqiptar dhe mendoj se PD duhej të ishte sot në protestë dhe jo e mbyllur në salla dhe e marrë peng.

Jam kundër grevëthyesve, PD do të fitojë”, shkruan zonja Harxhi

Veritas.com.al/