Te marten ne “Outnumbered Overtime With Harris Faulkner”ne Fox Channel Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, komentoi rreth Presidentit Donald Trump në një intervistë me Breitbart News, duke vënë në dukje se ai nuk dëshiron që emigrantët që vijnë në Shtetet e Bashkuara të jenë të varur nga programet e mirëqenies.
Sanders tha: “Le të fillojmë më së pari me faktin se Amerika është vendi më bujar dhe mikpritës në faqen e planetit.
Ne ndihmojmë miliona njerëz në të gjithë globin, nëse i sjellim ata në vendin tonë ose i ndihmojmë ata në vendet e tyre të origjinës.
Presidenti nuk dëshiron ta ndalojë këtë. Por ajo që ai nuk dëshiron të bëjë është t’i përfshije njerëzit në ketë mënyrë përgjithmonë – nëse lexoni kontekstin e plotë të citimit, ai thotë se do të varet nga qeveria për 50 vitet e ardhshme.
Kemi triliona dollarë borxh. Sinqerisht, sistemi që kemi tani është i paqëndrueshëm. Ne nuk kemi burime për t’u kujdesur për veteranët tanë ashtu siç duam. Ne nuk kemi burime për t’u kujdesur për amerikanët ashtu siç duhet. ”
Ajo shtoi, “Presidenti ka folur gjatë se ai dëshiron një sistem me bazë meritash. Kjo nuk ka ndryshuar. ”
Veritas.com.al/