Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se Evropa duhet të mbajë një qëndrim të sigurt ndaj presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump dhe të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri sovranitetin e saj kufitar.

“Unë do t’i këshilloja të gjithëve që të mbajnë gjithmonë ‘shpinën’ drejt”, theksoi Scholz, duke përdorur një shprehje që do të thotë të tregosh besim dhe forcë.

Scholz tha se ‘’kjo është arsyeja pse ai deklaroi publikisht se kufijtë universalisht nuk duhet të preken’’, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj kërkesave të Trump që Shtetet e Bashkuara të rimarrin Grënlandën, Kanalin e Panamasë dhe Kanadanë.

“Unë mendoj se kjo është diçka që do të jetë me ne për të ardhmen e parashikueshme, domethënë që ne kemi ide të qarta për këtë çështje”, theksoi Scholz.

Kancelari përsëriti gjithashtu në forum se ai nuk pret “një kolaps të menjëhershëm” të ndihmës së SHBA për Ukrainën, e cila po lufton një pushtim të vazhdueshëm rus.

Shtetet e Bashkuara janë deri tani ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Trump ka shprehur më parë skepticizëm për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën dhe gjithashtu ka premtuar se do t’i japë fund shpejt luftës në vend pas marrjes së detyrës.

Scholz tha se nuk e kishte problem që Trump të mos e ftonte për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit në Uashington dhe se ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara, Andreas Michaelis, do të përfaqësonte vendin në këtë ngjarje.

“Është krejt normale që ambasadorët të përfaqësojnë vendet atje. Kështu do të jetë për shumicën dërrmuese të tyre”, theksoi Scholz

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *