-Fjalët e Corinnas kanë rindezur vëmendjen mbi Michael Schumacher, midis hipotezës së fundit te bujshme të një iktusi dhe shpresës se familjareve dhe miqve-

Antonio Prisco /

Fjalët e bashkëshortes së tij Corinna, pas viteve heshtjeje, kanë rindezur debatin mbi gjendjen e Michael Schumacher.

Është gjithmonë gjalle kujtimi i asaj tragjedie, te 29 dhjetorit 2013, dita e aksidentit mbi dëborën e Meribel, pas së cilës kane mbetur vetëm kujtimet e garave fantastike te Michael Schumacher-it mbi katër rrotat.

Versioni zyrtar flet për një gur që do të ketë penguar zbritjen e Mikaelit, pastaj ka renë ne shkatërrim. Versione të ndryshme kanë rrjedhur gjithmonë nga Zyrihu, në fund ajo e një iktusi që do të ketë goditur kampionin gjerman përpara rënies. Schumy kishte kaskën, por do të ketë qene telekamera që ka carë helmetën duke depërtuar dhe duke shkaktuar dëme në tru, por para këtyre hipotezave kompania ka mohuar gjithçka dhe familja gjithmonë ka konfirmuar versionin zyrtar, duke zgjedhur linjën e heshtjes.

Çdo gjë u zgjua disa ditë më parë, kur behet e ditur përgjigja e Corinna për Sascha Herchenbach, muzikantja gjermane qe i ka kushtuar atij këngën “Born to Flight”.

Plot shprese fjalët e bashkëshortes së tij ” Mikaeli nuk do të dorëzohet ”, por në të vërtetë kishin qene shqiptuar katër vjet më parë.

Ka vetëm një buletin zyrtar me fjalë që nuk lënë asnjë dyshim, lëndime cerebrale të rralla të trurit, pas së cilës vetëm supozime, hipoteza dhe asnjë konfirmim nga ana e familjes që ka zgjedhur privatësinë absolute për të mbrojtur Mikaelin.

Ndërkohë, fëmijët e tij rriten mbi gjurmët e emrit të madh që mbajnë, Mick sapo është diplomuar kampion i F3, ndërsa vajza më e madhe Gina Maria, me një titull te dhënë në kampionatin botëror te hipizmit shkruan frazën që vlen më shumë se shumë shpjegime:

“Ka vetëm një lumturi në jetë, të duash dhe te te duan “, si te shoqërosh babain e dashur në këtë udhëtim indiferent.

Nuk mungon kurrë mbështetja e Jean Todt, mik dhe arkitekt i shumë sukseseve në Ferrari, një nga të paktët së bashku me Ross Brawn, Luca Badoer të cilëve u janë lejuar vizitat. Por mbështetja erdhi edhe nga Lewis Hamilton, i cili i kushtoi këto fjalë: ”Të barazuarit në Belgjikë i numrit te poleve te tua ka qenë një nder, vazhdoj të lutem për ty dhe familjen tënde ” në kujtim të një kampioni të madh që i mungon gjithnjë e më shumë të gjithë botës se Formula 1.

Veritas.com.al/