Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është i sigurt se së shpejti Ukraina do të jetë në gjendje t’u thotë qytetarëve të saj: “Kthehuni!”, sepse nuk ka më kërcënim.

 “Jam i sigurt se së shpejti do të jemi në gjendje t’i themi popullit tonë: “Kthehuni!”. Kthehuni nga Polonia, nga Rumania, Sllovakia dhe të gjitha vendet e tjera mike. Kthehuni, sepse nuk ka më kërcënim”, tha presidenti gjatë mesazhit të tij të përditshëm.

Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se populli ukrainas po reziston gjithashtu atje ku pushtuesit arritën të kalonin.

“Fatkeqësisht. Por jo për shumë kohë”, vijon Zelensky.

Ai shprehu fjalë admirimi për çdo ukrainase, çdo grua ukrainase që proteston, që merr flamurin kombëtar dhe i tregon ushtrisë ruse se do të humbasë.

“Ata patjetër do të humbasin. Sepse është e pamundur të fitosh kundër njerëzve që ndalojnë pajisjet ushtarake pa armë në dorë, që refuzojnë të marrin asgjë nga duart e pushtuesve, që e kanë të vështirë, që janë të rrezikshëm. Por nuk e humbasin fjalën ‘dinjitet’”, ravijëzoi në përmbyllje kreu i shtetit ukrainas.