Laert Skiro/ Veritas.
Sot është e enjte e seancës plenare në Kuvend. E enjtja e parë pas të shtunës së protestës popullore për “zgjedhje të lira” dhe krijimin e një qeverie teknike. Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit para se qeveria “Rama” të japë dorëheqjen dhe të krijohet qeveria teknike që do të përgatisë zgjedhjet e reja parlamentare.
(FOTO: Kjo ishte salla e Kuvendit sot)/
Vëmendja e vëzhguesve politik si në vend edhe jashtë tij, sot ishin përqendruar te performanca e sallës së Kuvendit.
Ja si e përshkruajnë dëshmitarët në sallë:
Kryeministri Rama nuk erdhi në Kuvend. Salla ishte thuajse bosh. Zëri i kryetarit të Kuvendit, meta, jehonte në hapësirën bosh të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit solli si çështje të rendit të ditës një ligj periferik që mund të kishte ardhur shumë vonë: Disa ndryshime për të drejtat e fëmijëve! Kuvendi nuk është edhe aq human; përderisa në një ditë krize si kjo për Kuvendin dhe maxhorancën, përdoren “të drejtat” e fëmijëve për të zbutur atmosferën e një Parlamenti të inkriminuar.
Fjalën e kërkuan dy a tre deputetë socialist që kanë munguar gjithmonë; domethënë nuk u është dëgjuar kurrë ose rrallë zëri në Kuvend. Seancën e transmetoi vetëm TVSH, televizioni i vjetër shqiptar; për televizionet e tjerë ka humbur interesi.
Si përshkruhet atmosfera “parlamentare” në protestë?
Sot për herë të parë, protestuesit kryen ceremoninë e ngritjes së flamurit. Nën Himnin Kombëtar të Flamurit! Të gjithë heshtën një çast në shenjë nderimi. Dita e parë e flamurit ka lidhje me ditën e parë të seancës Parlamentare. Këtu në sheshin e protestës është “Parlamenti i Opozitës!”- tha kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai njoftoi përsëri se nuk do të ketë sallë parlamentare me opozitës derisa qeveria të japë dorëheqjen dhe të nisë procesi i zgjedhjeve të lira me një qeveri tjetër, teknike.
/Veritas.com.al/