Në përgjigje të gjyqtarit Gent Ibrahimi, përfaqësuesi i qeverisë, u shpreh se imuniteti është i njëjti edhe për ministrin jo deputet.
Gent Ibrahimi: Po flasim për imunitet funksionarët publikë, imuniteti është gur themeli në një demokraci. Duke patur parasysh këta dy komponentë, dhe nenin 103 të kushtetutës, i referohet edhe mos përgjegjësisë edhe paprekshmërisë. Cili do ishte rregullimi ekuivalent
Herald Jonuzaj: Neni 73 parashikon imunitetin e deputetit brenda sallës së parlamentit, ndërkohë ishte kërkuar masa e arrestit, ajo cfarë del në pah nga vendimi është se garantimi ka të bëjë me funksionin e deputetit dhe janë të njëjtat liri që nuk duhet të cënojnë as ministrin. Dhe këtë e ka rregulluar vendimi 38, që ka vendosur shenjën e barazisë edhe për ministrin jo deputet.
Sonila Bejtja: Thatë se kryeministri nuk mund të propozojë akte, përvec atyre që nuk janë të parashikuara në kompetencat e ministrive. Po zv/ministri?
Herald Jonuzaj: Aktet propozohen vetëm nga ministri
Sonila Bejtja: Nga momenti që Gjykata Kushtetuese hoqi masën e pezullimit, sa projekt akte janë propozuar nga ministrja.
Herald Jonuzaj: Mbi 50 projekt akte.
Sonila Bejtja: A mundet Kryeministri të merrte vendim për të deleguar kompetencat e ministres?
Herald Jonuzaj: Kryeministri nuk mund të delegojë, por duhet që portofoli i asaj ministrie të kalojë te një ministri tjetër, ose të merrte ai portofolin e ministrisë, që nënkupton shkarkim defakto.
Sonila Bejtja: Edhe kjo përkohësisht
Herald Jonuzaj: Nuk mund të bëhet përkohësisht.
Komente