Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje se si do të duket hekurudha moderne Tiranë-Durrës. Rama ka bërë me dije se drejt qytetit bregdetar do të shkohet për 22 minuta.
“Pamje nga hekurudha më e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disa-vjeçare. Në Durrës mbërrin vetëm për 22 minuta pasi treni modern udhëton me 160 km/h”, shkruan Rama.
Kjo hekurudhë i ndryshon fytyrën transportit në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Puna nis sot, ndërsa gjithçka përfundon në verën e vitit 2023.