Pak pasi ka nisur, është ndërprerë serish seanca parlamentare. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk ka lejuar kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spahon sapo nisi të flasë në foltoren e Kuvendit, pasi “nuk i është përmbajtur rendit të ditës’ por ka folur rreth ekstradimit në Itali të financierit të grupit kriminal ‘Habilaj’, Nazer Seiti.
Kjo skenë ka qenë e mjaftueshme që deputetët e PD, kolegë të Spahos, të ngrihen dhe rrethojnë foltoren e Kuvendit. Kryetari Ruçi ka thërritur Gardën për ruajtjen e stabilitetit në Kuvend.
Pas pesë minuta ndërprerje, seanca e Kuvensit ka rifilluar dhe po vazhdon normalisht.
Veritas.com.al/