Në seancën paraprake në gjykatën e posacme për dosjen e Erjon Veliajt, ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka përmes avokatit të saj kërkoi pushimin e çështjes me argumentin se nuk ka vepër penale. Në  të kundërt, avokati i saj kërkoi shpalljen e moskompetencës nga Gjykata kundër korruspionit.

Këtë të premte përfundoi mbrojtja e ish deputetes që është marre e pandehur për pengim të zbardhjes të së vërtetës. Ndërsa nuk është degjuar ende mbrojtja e Erion Veliaj, bashkëshortes se tij, Ajola Xoxa, biznesmeneve Gentian Sula, Shkëlqim Fusha si dhe shoqërive te marra te pandehura nga SPAK.

Ne seancen e se premtes Veliaj nuk ishte i pranishem. Me 2 dhjetor krybashkiaku kerkoi që të mos vendosej në kafaz në sallën e gjyqit, ndersa iu vu në dispozicion një kopje fizike e dosjes pas ankimit se nuk ishte njohur me aktet hetimore.

Seanca e rradhes ne gjykaten e posacme pritet te mbahet ne 12 dhjetor.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *