Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, Valbon Cekrezi dhe Gent Shala janë futur në Dhomë Këshillimi për të shqyrtuar çështjen e Erion Veliaj.

Sipas procedurës, seanca mbahet me dyer të mbyllura dhe pa përfaqësim të palëve.

Pra as kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe as avokatët e tij nuk do jenë prezent në Dhomën e Këshillimit.

Aty do relatohet dhe argumentohet mbi arsyet përse dhanë vendimin e parë për arrestin me burg ndaj kryebashkiakut dhe pse masa shtrënguese e fundit ishte e nevojshme edhe pse ai është i zgjedhur nga qytetarët.

Gjykata e Lartë duhet të argumentojë masën e dhënë dhe këtë detyrë ia ka lënë Kushtetuesja, e cila e kthehu çështjen mbrapsht dhe kërkoi shpjegime juridike dhe ligjore.

Në orën 10:00 është parashikuar në GJKKO seanca në themel.

Për shkak të bojkotit të avokatëve, parashikohet që seanca atje do të shtyhet.