Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe dy zyrtarët nën hetim për tunelin e Llogarasë janë paraqitur sot në mengjes në Gjykatën e Posaçme për verifikimin e masave të sigurisë së caktuar nga kjo gjykatë.

Tashmë pritet të nisë seanca për masat e sigurisë, pasi avokatët mbrojtës u njohën me aktet.

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur nën masat e forcave të policisë, pasi kanë masën e arrestit shtëpiak, lidhur me hetimin që po kryhet nga Prokuroria e Posaçme për tenderin për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Ndërkaq, qeveria, siç i jep të drejtë Kushtetuta, dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, një padi kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë, zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Padia e bërë në emër të qeverisë dhe jo emrin personal të zv.kryeministres kërkon shpalljen antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe të SPAK, të cilin e quan një ndërhyrje direkte të drejtësisë në pushtetin ekzekutiv.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *