Parlamenti i Austrisë ka votuar për largimin e kancelarit Sebastian Kurz dhe qeverisë së tij nga posti gjatë një sesioni special parlamentar.
Aleati i tij i koalicionit aktual, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë, mbështeti mocionin e sjellë nga Social Demokratët (SPÖ) në opozitë.
Partia FPÖ është ngatërruar në një skandal politik të shkaktuar nga një video sekrete, e cila i dha fund koalicionit.
Presidenti i Austrisë tani duhet të vendosë se cili do të jetë kancelar.
Lideri do të jetë kreu i qeverisë kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen në shator.
Zoti Kurz, kreu i partisë konservatore austriake, Parti e Popullit, është i pari kancelar në historinë e pas- luftës në Austri që humb votëbesimin.
32 vjeç, ai është lideri më i ri në botë në krye të një shteti.
Veritas.com.al/