Uashington (AFP) – Sekretari i Punës i SHBA, Alex Acosta dha dorëheqjen të premten, në mes të një reagimi mbi një marrëveshje të fshehtë qe ai negocioi një dekadë më parë me Jeffrey Epstein, financierin e akuzuar për abuzim seksual të vajzave të mitura.

Acosta, 50 vjeç, një ish-prokuror federal, po përballet me kerkesat në rritje për të lënë postin për shkak të marrëveshjes që e pa Epsteinin të shërbejë vetëm 13 muaj në një burg të kontesë.

“E telefonova presidentin këtë mëngjes dhe i thashë atij se mendova se gjëja e duhur ishte të largohem”, tha Acosta në një dalje të përbashkët me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Epstein, 66 vjeç, u akuzua të hënën nga prokurorët në Nju Jork me një akuzë për trafikim seksi ndaj të miturve dhe një akuzë konspiracioni për kryerjen e  trafikimit seksual të të miturve. Ai perballet me deri në 45 vjet burg nëse dënohet.

Trump, i cili kishte mbrojtur Acostan pas arrestimit të Epstein, e përshkroi atë si një “talent të jashtëzakonshëm” dhe “sekretar të punës të madh ” i cili kishte bërë një “punë shumë të mirë”.

Presidenti tha se Patrick Pizzella,zevendesi i Acostas, “do të bëjë punën. Teper i rekomanduar nga Alex. Do të behet. Atij tashmë i është thënë. ”

Sipas prokurorëve, Epstein shfrytëzonte seksualisht dhjetëra vajza adoleshente nën moshe në shtëpitë e tij në Manhatan dhe Palm Beach, Florida, midis viteve 2002 dhe 2005. Disa ishin me të vogla se 14 vjeç.

Acosta i ka bere prite një breshërie pyetjesh të mërkurën nga gazetarët rreth trajtimit nga ana e zyrës së tij të çështjes Epstein kur ai ishte një prokuror federal në Florida.

Marrëveshja e arritur me Epstein i kërkoi atij që të pranonte një akuzë të vetme shtetërore për kërkim prostitucioni nga një i mitur dhe të regjistrohej si shkelës i seksit

-“Hedhja e zarit” 

Acosta tha se prokurorët ranë dakord për marrëveshjen në vend që ta conin Epstein në gjyq për akuza më serioze, sepse kjo do të kishte qene një “hedhje zari”.

“Qëllimi këtu ishte i qartë,” tha ai.

“Te vinte Epstein pas hekurave,te sigurohej që ai të regjistrohet si një shkelës seksual, t’u jepte viktimave mjetet për të kërkuar demshperblim, dhe të mbronte publikun duke i vënë ata në dijeni se një predator seksual ishte mes tyre”.

Acosta mirëpriti akuzat e ringjallura kundër Epstein por ngurroi kur u pyet nëse duhet të kërkojë falje ndaj viktimave në rastin e Floridas.

Një tjetër viktimë e dyshuar e Epstein u bë publike të mërkurën me pretendimin e saj se ai e përdhunoi kur ajo ishte 15 vjeç.

Jennifer Araoz, 32 vjeç, i tha NBC News se ajo ishte rekrutuar nga një grua jashtë shkollës së mesme të New York City në vitin 2001 për të takuar Epstein në shtëpinë e tij në Manhattan. Ajo tha se në vjeshtën e vitit 2002, Epstein e përdhunoi atë.

“Ai më përdhunoi mua, më perdhunoi me forcë,” tha Araoz, duke shtuar se ajo nuk u kthye në shtëpinë e tij me pas asaj dite.

Ajo tha se kishte frikë në ate kohë te shkonte tek autoritetet.

Kreret Demokratë në Kongres, përfshirë kryetarin e dhomës Nancy Pelosi dhe udhëheqësin e pakicës në Senat, Chuck Schumer,kanë bere thirrje këtë javë për dorëheqjen e Acostas.

“Acosta nuk ka qenë kurrë i aftë për të shërbyer në kabinet – largimi i tij është gjëja e duhur për vendin tonë”, ka shkruar senatori i Virxhinias, Tim Kaine, bashkëkandidat me Hillary Clinton kur ajo humbi zgjedhjet e vitit 2016 ndaj Trump.

“Tani është koha të fokusohemi me ne fund në sigurimin e drejtësisë për të mbijetuarit e abuzimit të Epstein dhe gjetjen e një Sekretari të Punës i cili do të mbrojë punëtorët dhe viktimat e trafikimit”.

Veritas.com.al/