Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. ka paralajmëruar një vizitë surpsizë në Tiranë, ditën e Dielë, në 2 qershor, ku do të takojë vetëm kryeministrin Edi Rama.

Vizita e sekretarit të Përgjitshëm të NATO-s kryhet në momentin kur opozita jashtë parlamentare, e përbërë nga dy parti PD dhe LSI ka paraljamëruar një protestë të dhunshme ‘ ja vdekje ja liri’  kundër institucioneve kushtetuese në Tiranë.

Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, zoti Stoltenberg  do të qëndrojë në Tiranë vetëm dy orë, do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe prej këndej do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut.

Vizita e pa planifikuar ka lidhje me trazirat në Tiranë të shkaktuara nga bombat molotov të opozitës, e cila po krijon kushte për ndërhyrjen jashtë- NATO nga Rusia.

Prej kohësh ekspertët e NATO dhe të adinistratës amerikane kanë paralajmëruar një ndikim të shtuar rus në rajon, duke shtuar se Rusia ‘do ta ketë të vështirë!’

Dhuna e opozitës kundër institucioneve kushtetuese në një vend të NATO-s siç është Shqipëria, ka krijuar shpresa te faktorët e tretë (Rusi, Turqi, Kinë) se mund të vendosin sundimin e tyre.

Opozita (PD-LSI), që tashmë është instaluar kundër Perëndimit, ka premtuar se nuk do të lejojë zgjedhje për pushtetin vendor në ditën e caktuar në 30 qershor, duke paralajmëruar dhunë në qendrat e votimit.

Vizita e sekretarit të NATO-s ka lidhje me gjithë terrorin kundër shtetit kushtetues. Por a mund të ndërhyjë NATO në një vend anëtar për të paramdaluar terrorin kundër shtetit kushtetues? Kjo ëhtë çështja.

Veritas.com.al