(FOTO: Brunhilde Pomsel)/
Brunhilde Pomsel, -i sh sekretare e shefit të propagandës në Gjermaninë Naziste, javën e kaluar në moshën 106 vjeç. Ajo vdiq pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës e njohur si Dita e Holokaustit. Njoftimin për vdekjen e dha të Hënën autorja e dokumentarit kushtuar asaj.
Brunhilde Pomsel vdiq më 27 Janar nën kujdesin në shtëpi në qytetin e Mynih- tha Christian Kroenes, e cila udhëhhoqi një intervistë shumë intensive në vitin 2016 për filmin “A German Life”.
Pomsel, e cila punoi me Goebbels si sekretare dhe stenografiste për tre vjet, ka insistuar e nuk ka ide rreth Holokaustit ku thonë se janë vrarë 6 milion hebrenj.
“Ne nuk dinim asgjë”- thotë ajo në film.
Në filmin “A German Life”,ajo insiston se nuk ndjehet fajtore dhe njëkohësisht tha: “Unë nuk mund të bëja asnjë lloj rezistence; isha shumë frikacake”.
/Veritas.com.al/