“Mendoj që sot është dita për t’u fokusuar te një fakt historik siç është ulja e çmimit të energjisë. E përsëris, në 35 vite, që kur ndryshoi forma e qeverisjes në Shqipëri, nuk është ulur kurrë çmimi i energjisë, vetëm është rritur, Dua të theksoj që ne, e kemi gjetur sektorin, në një katastrofë të nivelit botëror, të krahasueshme me vende që ne nuk e dimë ku janë, por nuk kishte lidhje me Evropën ku jetojmë dhe ku niveli i humbjueve, për shkak të vjedhjeve haptazi, ditën për diell, me bekmin elektoral të qeverisë dhe me ndihmën e injorancës së qeverisjes, shkonte afro 50 përqind,. Ndërkohë që tek ai 51-52 përqind i pjesës që nuk hyn tek humbjet nga vjedhjet dhe nga kaosi i menaxhimit, vetëm 65 përqind paguanin. Të tjerët e merrnin energjinë, por nuk e paguanin dhe kishte një fashë atëherë, medemek mbrojtësi, që ishte një fashë kaosi dhe abuziim. Aty futeshin shumë revolucionarë me tesera partish në pushtet. Janë fakte që i keni parë. Ajo fashë mbronte 100 mijë konsumatorë. Sot kategoria që përfiton nga ulja e çmimit, është 1 milion konsumatorë. Është një pension minimal plus, nga ulja e këtij çmimi. Që për pensionistët është gjë shumë e madhe. Kjo qeveri, çdo cvity, paguan për pensionistët kryefamiljarë, në faturën e tyre të energjisë, mbi 20 milionë euro. Ajo pjesa që është mbi 700 kw, është një pjesë e vogël njerëzish, të kamur, që do vazhdojë të paguajë çmimin 9.5 lekë. Sektori ka nevojë për investime të tjera. Përtej kësaj, do të hedhim hap të jashtëzakonshme, me marrëvershje trilaterale, që do vendosë themelet e Shqipërisë, aktor në politikën energjetike”, theksoi ai.
Në përditësim…
Komente